Tusk: Polonia nuk do të pranojë mekanizmin e zhvendosjes së emigrantëve

Evropë

Tusk: Polonia nuk do të pranojë mekanizmin e zhvendosjes së emigrantëve

Më: 10 prill 2024 Në ora: 18:44
Donald Tusk

Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, tha të mërkurën se shteti i tij nuk do të pranojë një mekanizëm për zhvendosjen e emigrantëve të Bashkimit Evropian, pavarësisht miratimit të legjislacionit të imigracionit nga Parlamenti Evropian.

Ligjvënësit evropianë votuan të mërkurën për një rinovim të sistemit të migracionit të bllokut për të shkurtuar kohëzgjatjen e procedurave të sigurisë dhe azilit dhe për të rritur kthimet e emigrantëve për të reduktuar imigracionin e padëshiruar nga Lindja e Mesme dhe Afrika.

Kjo është një prioritet i lartë në agjendën e Bashkimit Evropian, shkruan Reuters.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat