Tri arsyet pse trupi i Danka Iliqit s’është gjetur ende

Evropë

Tri arsyet pse trupi i Danka Iliqit s’është gjetur ende

Më: 11 prill 2024 Në ora: 07:20
Harta

Kanë kaluar gjashtë ditë nga konfirmimi se vajza e zhdukur Danka Iliq (2 vjeç) është vrarë në Serbi, por trupi i saj ende nuk është gjetur. Ajo ishte raportuar e zhdukur nga 26 marsi.

Të dyshuarit Dejan Dragijeviq dhe Srdan Jankoviq kanë pranuar se e kanë goditur me veturë dyvjeçaren pasi është larguar nga oborri ku ka qenë me nënën dhe vëllain e saj. Të dyshuarit më pas e futën dyvjeçaren në veturë dhe fillimisht e hodhën trupin në një depo mbeturinash, e më pas e zhvendosën. Por pavarësisht se e pranuan krimin, nuk kanë treguar se ku e kanë fshehur trupin.

Blici i Serbisë ka dhënë tre arsye pse trupi i vajzës nuk është gjetur ende.

Vdekja e një të dyshuari

Vëllai i vrasësit të dyshuar, Dalibor Dragijeviq, dyshohej se kishte ndihmuar Dejanin në lëvizjen e trupit të Dankas. Dalibor vdiq para se të zbulonte se ku e kishin lëvizur trupin.

“Kemi mbetur pa një dëshmitar kyç, por kemi mjaftueshëm prova materiale”, ka thënë shefja e policisë, Bojana Otoviq Pjanoviq.

Heshtja për shkak të natyrës së krimit

Ekziston mundësia që natyra e këtij krimi është shumë e rëndë, ndaj të dyshuarit mendojnë se gjetja e trupit do ta vështirësonte edhe më shumë situatën e tyre.

Të dyshuarit duan të shmangin burgun

Të dyshuarit shpresojnë se do të mund të shpëtojnë veten nga burgimi i përjetshëm nëse trupi nuk gjendet. Por kështu nuk thotë avokati Predrag Saviq. Nëse trupi i Dankas nuk gjendet, të dyshuarit mund të ndiqen penalisht për vrasje të rëndë në bazë të dëshmive të mbledhura deri më tani, si rrëfimi i tyre, gjaku në veturë dhe asfalt e të ngjashme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat