E tmerrshme/ Dy qen pitbullë sulmojnë për vdekje foshnjën 15 muajshe, nëna tenton ta shpëtojë por e kafshojnë edhe atë

Evropë

E tmerrshme/ Dy qen pitbullë sulmojnë për vdekje foshnjën 15 muajshe, nëna tenton ta shpëtojë por e kafshojnë edhe atë

Më: 22 prill 2024 Në ora: 12:14
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një foshnjë 15 muajsh është sulmuar mëngjesin e së hënës nga dy qen pitbull në qytetin e Salernos.

Si pasojë djali 15 muajsh ka ndërruar jetë.

Sipas medieve italiane, nëna ka tentuar të ndërhyjë, por edhe ajo është sulmuar.

Raportohet se nëna ka mbetur e plagosur por nuk ndodhet në rrezik për jetën.

Mediat italiane raportojnë se qentë ishin të një shoku të nënës së fëmijës.

Djali i vogël është sulmuar në kopshtin e shtëpisë së tij në Salerno.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat