Fabrika e veturave Elmash në Rusi përfshihet nga zjarri

Evropë

Fabrika e veturave Elmash në Rusi përfshihet nga zjarri

Më: 22 prill 2024 Në ora: 18:05
Foto nga vendi i ngjarjes

Një zjarr i madh ka shpërthyer në fabrikën e veturave Elmash në jugperëndim të qytetit rus Voronezh.

Videot amatore shfaqin tymin e zi duke u ngritur në qiell si dhe kamionët e zjarrfikësve që tentojnë të shuajnë zjarrin në ndërtesë.

Në video shihen kalimtarët e rastit duke u ndaluar për të parë se çfarë po ndodhte, dhe tymi i zi që pothuajse ua kishte pamundësuar kalimin.

Mediat ruse raportojnë se zjarri është përhapur në një hapësirë prej mbi 3 mijë metrash katrorë.

Kjo fabrikë përveç veturave prodhon edhe pjesë rezervë. E kjo po ndodhë disa ditë pasi dronët ukrainas goditën fabrikën ruse të aeroplanëve në Voronezh.

Ukrainasit po vazhdojnë të shënjestrojnë fabrikat ruse, me qëllim që të ngadalësojnë avancimin rus luftën në Ukrainë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat