Sanksionet e reja të Mbretërisë së Bashkuar synojnë industrinë iraniane të dronëve

Evropë

Sanksionet e reja të Mbretërisë së Bashkuar synojnë industrinë iraniane të dronëve

Më: 26 prill 2024 Në ora: 05:49
Foto ilustrim

Britania njoftoi sanksione të reja që synojnë industrinë e dronëve ushtarakë të Iranit.

Kjo në përgjigje të sulmit me dronë dhe raketa të Iranit ndaj Izraelit në fillim të këtij muaji.

Masat, të marra në bashkërendim me SHBA-në dhe Kanadanë, synojnë katër biznese dhe dy drejtorë në një rrjet kompanish dronësh me synimin për të kufizuar aftësinë e Iranit për të nisur dronët.

“Sulmi i rrezikshëm i regjimit iranian ndaj Izraelit rrezikoi mijëra viktima civile dhe përshkallëzim më të gjerë në rajon”, tha në një deklaratë Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat