Lituania zgjat kufizimet për hyrjen dhe qëndrimin e qytetarëve rusë dhe bjellorusë

Evropë

Lituania zgjat kufizimet për hyrjen dhe qëndrimin e qytetarëve rusë dhe bjellorusë

Më: 27 prill 2024 Në ora: 05:40
Foto ilustrim

Seima (parlamenti) i Lituanisë zgjati kufizimet për hyrjen dhe qëndrimin e qytetarëve rusë dhe bjellorusë për një vit, raportoi TASS.

109 deputetë votuan pro kufizimeve në seancën plenare të asamblesë legjislative. Pati dy vota kundër dhe tetë deputetë abstenuan.

Risi është ndalimi i importit të produkteve bujqësore dhe ushqimit në Lituani nga Federata Ruse dhe Bjellorusia. Qeveria është udhëzuar të paraqesë një listë specifike.

Seima zgjati kufizimet individuale kundër qytetarëve rusë dhe bjellorusë për një vit – deri në maj 2025.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat