Rusia pranon indirekt i disfatën – rreth 70 për qind e fabrikave kanë mungesë së fuqisë punëtore

Evropë

Rusia pranon indirekt i disfatën – rreth 70 për qind e fabrikave kanë mungesë së fuqisë punëtore

Më: 27 prill 2024 Në ora: 10:07
Vladimir Putin

Në një hulumtim të kryer në rreth 15 mijë fabrika të ndryshme ruse, sipas Guvernatores së Bankës Qendrore Ruse, Elvira Nabiulina, rreth 70 për qind e fabrikave në Rusi kanë ankesa dhe kanë pranuar se kanë mungesë të fuqisë punëtore. Kjo është një formë e pranimit të disfatës në luftën që po zhvillon Rusia ndaj Ukrainës.

Sipas Nabiulinas, në tregun e punës ndikojnë shumë trende edhe faktorë, posaçërisht demografia, ndërsa produktiviteti i punës po mbetet prapa me rritje të pagave. Kjo po shton presion të madh në ekonominë ruse, shkruan TASS, transmetojnë "B92" dhe "Bota Sot".

Këshilli drejtues i Bankës Qendrore të Rusisë ka vendosur të mbajë kamatën referente në shkallën 16 për qind. Qëllimi është ulja e inflacionit në Rusi për 4 për qind, gjë që kërkon politikë restriktive monetare për një periudhë më të gjatë se sa ishte planifikuar.

Edhe presidenti Putin, sipas "Komersant", ka tërhequr vërejtjen për vazhdimin e rritjes së inflacionit, përkundër se ka pasur edhe tendenca pozitive, përkatësisht shenja të uljes, ka thënë ai.

"Rusia sipas tij, në 6 vitet e ardhshme, duhet në mënyrë radikale të rrisë prodhimin industrial për dhjetëra për qind dhe të zgjerohet kapaciteti në ndërmarrjet e teknologjisë së lartë, që duhet të shtrihen në gjithë vendin", tha Putin.

Ai nuk e ka pranuar, por shenjat në ekonomi dhe mungesa e fuqisë punëtore japin të kuptohet politikën disfatiste që do të ketë pasoja në vendin dhe ekonominë e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat