Humbja e Sunak në zgjedhjet lokale, Suella Braverman e zhgënjyer: Nuk bëri asgjë çfarë premtoi

Evropë

Humbja e Sunak në zgjedhjet lokale, Suella Braverman e zhgënjyer: Nuk bëri asgjë çfarë premtoi

Më: 5 maj 2024 Në ora: 14:33
Sunak

Konservatorët britanikë i kërkojnë llogari kryeministrit Rishi Sunak për humbjen në zgjedhjet vendore. Madje edhe mikesha e tij Suella Braverman thotë se është penduar që e ka mbështetur Sunak për t’u bërë i pari i qeverisë.

Ish sekretarja e brendshme britanike i ka bërë thirrje Sunak të reflektojë ose në të kundërt të largohet.

Humbja e thellë në zgjedhjet lokale të kësaj jave duket se ka acaruar më shumë deputetët konservatorë të cilët po kërkojnë që Rishi Sunak të veprojë pa humbur kohë ose në të kundërt të largohet.

E konsideruar si një ndër aleatet më të ngushta të kryeministrit britanik, ish sekretarja  e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar Suella Braverman deklaroi këtë të dielë në një intervistë për BBC se është penduar që ka mbështetur Sunak për tu bërë kryeministër I vendit. Braverman kërkoi që Sunak të reflektojë pa humbur kohë  pasi sipas saj në të kundërt Laburistët do të qeverisin sërish vendin.

“Për të qenë e sinqetë pendohem që mbështeta Rishi Sunak për të qenë kryeministër i vendit tonë. Por unë e mbështeta atë pasi ai më dha garanci se do të vepronte mbi emigracionin e paligjshëm në vendin tonë, ai më siguroi se do të bënte dicka në lidhje me Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut. Ai më premtoi se do të punonte kundër përhapjes së ideologjisë transgjinore në shkollat tona.

Ai nuk bëri asgjë nga këto që premtoi dhe unë dua që partia jonë të fitojë. Dua ti mundim laburistët  dhe duhet të luftojmë. Shikoni humbjen e më shumë se 400 këshilltarëve në zgjedhjet lokale.

Për ta rregulluar të gjithën këtë ne duhet të jemi të sinqertë me veten dhe të pranojmë pike se pari se kemi një problem”, tha Suella Braverman, ish sekretarja e Brendshme britanike.

Teksa u pyet përgjatë intervistës nëse kishte qenë pjesë e një komploti për të rrëzuar Rishi Sunak nëpërmjet një mocioni votëbesimi, Suella Braverman zgjodhi ta shmangte pyetjen duke thënë se shumë deputetë konservator ishin të zemëruar me kryeministrin e vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat