​Presidenti italian: Me kërcënimet bërthamore, fatet e njerëzve janë në rrezik

Evropë

​Presidenti italian: Me kërcënimet bërthamore, fatet e njerëzve janë në rrezik

Më: 7 maj 2024 Në ora: 21:32
Sergio Mattarella

Fatet e njerëzve janë në rrezik nga kërcënimet bërthamore, tha presidenti Sergio Mattarella në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së të martën.

“Dy konfliktet në Ukrainë dhe Gaza kanë ringjallur gjithashtu kërcënimet e liga për përdorimin e armëve bërthamore, sikur historia e shekullit të 20-të të mos i kishte bërë të qarta pasojat e tyre tragjike”, tha ai.

“Korniza e traktatit për kontrollin e arsenaleve bërthamore, i artikuluar me kaq shumë mundim gjatë dekadave të fundit, është një trashëgimi e përbashkët e të gjitha shteteve. Ta shkelësh atë, qoftë edhe me kërcënime të thjeshta, do të thotë të rrezikosh fatet e popujve, të të gjithëve, madje edhe të atyre, qeveritë e të cilëve kërcënojnë përdorimin e armëve bërthamore.

Një përgjegjësi që komuniteti ndërkombëtar nuk mund ta lërë pa pasoja” shtoi ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat