Erdogan: Politika e Evropës për Gazën tronditi besimin në vlerat evropiane

Evropë

Erdogan: Politika e Evropës për Gazën tronditi besimin në vlerat evropiane

Më: 10 maj 2024 Në ora: 06:20
Rexhep Tajip Erdogan

Politika e Evropës drejt zgjidhjes së krizës në Rripin e Gazës ka tronditur besimin në vlerat evropiane, tha presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan.

“Politikat e ndjekura nga disa institucione dhe vende evropiane në kontekstin e krizës së Gazës kanë tronditur besimin në vlerat evropiane.

Për sa kohë që krizat, konfliktet dhe luftërat që prekin Evropën dhe gjeografinë tonë të përbashkët mbeten të pazgjidhura, dyshimet për këto vlera vetëm sa do të rriten”, u shpreh Erdogan.

Sipas tij, në klimën aktuale gjeopolitike, “është jashtëzakonisht e rëndësishme që Bashkimi Evropian të ndjekë një politikë gjithëpërfshirjeje, bashkëpunimi dhe drejtësie si brenda gjeografisë më të gjerë evropiane, ashtu edhe në pellgun e Mesdheut”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat