Rusia modifikon Shahed, njësitë antidron të Ukrainës përballen me vështirësi

Evropë

Rusia modifikon Shahed, njësitë antidron të Ukrainës përballen me vështirësi

Më: 11 maj 2024 Në ora: 15:20
Foto ilustrim

Njësitë e lëvizshme kundër dronëve janë nisur për të patrulluar territorin e rajonit të Kersonit, pas njoftimit se janë dëgjuar dronë në ajër.

Komandanti i njësisë i identifikuar me ermin ne kod “Spartak” thotë së është bërë shumë më e vështirë të rrëzojnë dronët kamikaze Shahed, të cilët janë duke u përdorur që në vitin 2022.

“Armiqtë janë përmirësuar, fatkeqësisht. Dronët Shahed fluturonin në një lartësi 300-400 metra, ndërsa tani ata kanë ndryshuar duke arritur deri në 2 kilometra. Kjo e bën procesin shumë më të vështirë për të goditur objektivin. Dronët e tyre nuk kanë një itinerar të caktuar, ata e ndërrojnë vazhdimisht. Ne duhet të analizojmë lëvizjet e tyre, të organizojmë grupet tona në zona të ndryshme për të mbuluar territorin.”

Spartak shton se tani dronët Shahed nuk janë më në ngjyrë të bardhë, por të zezë çka ka vështirësuar diktimin e tyre, kjo edhe pse rusët kanë bërë modifikime për të përmirësuar dronët.

“Diktimi i zakonshëm nuk funksionon më. Imazhet termale funksionojnë në një distancë prej 1-1.5 km. Dritat e kërkimit kapin deri në 1 kilometër”.

“Është shumë e vështirë të godasësh një objektiv aq të vogël në qiell. Tani janë të lyer me bojë të zezë si dhe kanë një motor të ndryshëm dhe mund të fluturojnë më shpejt dhe më lartë. Por ne kemi armë më të mira tani. Edhe aftësitë tona janë përmirësuar në këto dy vite”.

Sipas burimeve zyrtare, pavarësisht vështirësive Ukraina arriti që gjatë natës të rrëzonte 10 dronë kamikazë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat