Putin thotë se Rusia është gati të furnizojë Kinën me energji të pastër

Evropë

Putin thotë se Rusia është gati të furnizojë Kinën me energji të pastër

Më: 17 maj 2024 Në ora: 09:36
Media shtetërore ruse publikoi një foto të Putinit duke folur në Ekspozitën Rusi-Kinë

Presidenti rus Vladimir Putin ka kaluar në Ekspozitën Rusi-Kinë ku ka mbajtur fjalimin e hapjes.

Ai aty tha se lidhjet energjetike midis dy vendeve do të vazhdojnë të rriten dhe se vendi i tij është gati të furnizojë Kinën me energji të pastër, sipas agjencisë së lajmeve Reuters.

Moska shpreson për përparim drejt nënshkrimit të një marrëveshjeje për projektin e tubacionit “Fuqia e Siberisë 2”, i cili do të furnizonte Kinën me gaz natyror rus, shkruan BBC.

Putin po qëndron në Kinë, ku u prit nga homologu i tij kinez Xi Jinping.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat