​Zelensky: Forcat e Ukrainës po frenojnë presionin e Rusisë në lindje të vendit

Evropë

​Zelensky: Forcat e Ukrainës po frenojnë presionin e Rusisë në lindje të vendit

Më: 17 maj 2024 Në ora: 20:56
Ilustrim

Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky deklaroi të premten se forcat ukrainase po i rezistojnë presionit të Rusisë në lindje të vendit dhe shprehu vendosmërinë për të penguar përpjekjet e mëtejme ruse për të përshkallëzuar konfliktin dhe për të ruajtur diplomacinë drejt arritjes së një paqeje të drejtë.

Ai në një video-fjalim drejtuar kombit ukrainas specifikoi tha se në Kharkiv, Vovchansk, Lyptsi, Kupiansk, po frenojnë presionin rus falë çdo brigade dhe njësie.

Zelensky theksoi vëmendjen kritike që i kushtohet drejtimeve të Donetsk, veçanërisht Pokrovsk, ku betejat intensive po vazhdojnë, ndërkohë që Rusia po tenton për të dobësuar forcat ukrainase duke forcuar "propagandën" drejtuar liderëve globalë.

Më herët, presidenti Zelensky mblodhi liderët ushtarakë për të diskutuar strategjitë e mundshme në mes të situatës "jashtëzakonisht të vështirë" luftarake në rajonin Kharkiv.

Të enjten Ukraina pretendoi se kishte nisur një kundërsulm pranë Vovchansk në Kharkiv verilindor, duke iu përgjigjur përleshjeve të intensifikuara me forcat ruse.

Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës raportoi sulmet ruse në Starytsya, së bashku me sulmet me raketa në Kharkiv dhe Stara Vodolaha. Ushtarët ukrainas thuhet se kanë ekzekutuar masa kundërsulmesh pranë Vovchansk.

Javën e kaluar, Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës zbuloi përpjekjet ruse për të thyer mbrojtjen në Kharkiv, duke hapur një front të ri në konfliktin e gjatë të përqendruar në lindje dhe jug. Rusia më pas pretendoi kontrollin e vendbanimeve kufitare pranë Vovchansk, rreth 74 kilometra nga Kharkiv, gjatë ofensivës së saj. /AA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat