Kallëzim penal ndaj Jeremiqit

Evropë

Kallëzim penal ndaj Jeremiqit

Më: 5 prill 2017 Në ora: 16:44
Vuk Jeremiq

Përfaqësuesit e rrjetit mediatik “Antidot” i kanë dorëzuar Prokurorisë së Lartë në Beograd një kallëzim penal kundër Vuk Jeremiqit, për shkak se ai ka nënshkruar një kontratë për të ndërtuar ambasadën serbe në Abuja, Nigeri, e cila shtetit të Serbisë i ka shkaktuar një dëm për më shumë se gjashtë milionë euro.

“Antidot” e ka akuzuar atë për një vepër penale të shpërdorimit të detyrës zyrtare, që sipas përfaqësuesit ligjor të rrjetit parasheh dënim deri në 15 vjet burg.

Siç shkruajnë mediat serbe, përveç Jeremiqit, kallëzime penale janë ngritur edhe për drejtorët e “Energoprojet Holding” Vladimir Milovanoviç dhe drejtorin e ndërtimit të “Energoprojekt”, Dejan Joviçeviç.

Kallëzimi penal e ngarkon Jeremiqin, se si ministër i Punëve të Jashtme, më 30 maj 2012, ka bërë kontratë me drejtorët e “Energoprojekt” për bartjen e të drejtave mbi pasuritë e patundshme me kompensim me qëllim të ndërtimit, dhe në këtë mënyrë me uljen e vlerës, i kanë shkaktuar dëm shtetit të Serbisë në vlerë prej 5,872,990 milionë dollarë dhe 571,305 euro.

Marko Matic nga “Antidot” u tha gazetarëve se me e paraqitjen e provave  në prokurori  pritet që prokuroria në një periudhë të shkurtër kohore  të shqyrtojë akuzat dhe të marr masa ndaj atyre që janë përgjegjës.

Antidot ka publikuar një hulumtim kohët e fundit me titull “Dosja Jeremiq”, në të cilën bëhet një numër i pohimeve kur ai ishte ministër i Jashtëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat