Bastiset një klub mysliman në Paris, 11 të arrestuar

Evropë

Bastiset një klub mysliman në Paris, 11 të arrestuar

Më: 2 tetor 2018 Në ora: 12:47
Policia

Policia franceze kreu një bastisje të ambienteve të një klubi mysliman në veri të vendit dhe në shtëpitë e anëtarëve të klubit në një operacion antiterrorist.

Në objektivin e operacionit, i cili përfshinte rreth 200 oficerë policie, një klub i njohur si "Qendra Zahra Frans" dhe 12 anëtarët e saj në zonën e Grand Sent, pranë Denkerk, afër Kale, në bregun verior të Francës.

Një burim sigurie i tha AFP-së se 11 persona ishin arrestuar, ndërsa autoritetet franceze ngrin gjithashtu asetet financiare të qendrës së kryesuar nga Yahia Gouasmi, i njohur për pikëpamjet e tij anti-sioniste dhe lidhje me Iranin.

Policia ka ndjekur nga afër aktivitetet e Qendrës Zahra "për shkak të mbështetjes së fortë nga udhëheqësit e saj për disa organizata terroriste dhe në favor të lëvizjeve që mbështesin idetë që janë në kundërshtim me vlerat" e Francës.

Në faqen e saj, shoqata thotë se qëllimi i saj që nga themelimi i saj në vitin 2009 ka qenë "të bëjë të njohur mesazhin e Islamit me sytë e Profetit dhe familjes së tij".

Nuk ishte e qartë nëse arrestimet e sotme ishin të lidhura me një komplot të dyshuar në Francë për të hedhur bomba në një mbledhje të grupit të opozitës iraniane në Këshillin Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI) në qershor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat