Salvini “përplaset” sërish me Junckerin: Mos i ofendoni italianët - Bota Sot
Salvini “përplaset” sërish me Junckerin: Mos i ofendoni italianët

Evropë

Salvini “përplaset” sërish me Junckerin: Mos i ofendoni italianët

Më: 13 tetor 2018 Në ora: 07:11
Matteo Salvini

Zëvendëskryeministri i Italisë, Matteo Salvini, u përplas edhe një herë tjetër me shefin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, duke thënë se ai duhet të ndalonte fyerjen e Italisë.

Më herët, Juncker kishte thënë se Roma nuk po e mbante fjalën mbi angazhimet e deficitit buxhetor dhe gjithashtu u bëri thirrje udhëheqësve italianë të ndalojnë përshkrimin e komisionerëve të BE-së si “monstra të ftohta dhe të bunkerizuara”.

Salvini u përgjigj orë më vonë duke thënë: Mendoni për strehën tuaj tatimore të Luksemburgut dhe mos i ofendoni italianët dhe qeverinë e tyre të ligjshme.

Italia ka paralajmëruar një deficit buxhetor 3 herë më të lartë nga ai i dakordësuar më herët me Bashkimin Europian, gjë që është pritur me shqetësim të thellë nga Brukseli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...