Turqia, vendi me më shumë familje me fëmijë në Europë - Bota Sot
Turqia, vendi me më shumë familje me fëmijë në Europë

Familja

Turqia, vendi me më shumë familje me fëmijë në Europë

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 22:52
Familje

Turqia është radhitur si vendi me numrin më të madh të familjeve me fëmijë në të gjithë Europën.

Sipas të dhënave të përditësuara që Zyra Europiane e Statistikave (Eurostat) ka publikuar në lidhje me numrin e familjeve me fëmijë, Turqia është renditur e para në Europë.

Të dhënat tregojnë se në Turqi kanë fëmijë 51% e familjeve, e cila ndiqet nga Irlanda me 39%, Polonia dhe Sllovakia me 36%, Rumania me 35% dhe Spanja me 34%.

Ndërsa në radhitjen e vendeve me numrin më të ulët të familjeve me fëmijë në vend të parë janë Gjermania dhe Finlanda me 22% të cilat ndiqen nga Suedia me 23% dhe Austria me 25%./ATSH

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...