Gjobë 800 euro ndaj shoferit në Ferizaj, voziti në zonë urbane 127 klm/h

Ferizaj

Gjobë 800 euro ndaj shoferit në Ferizaj, voziti në zonë urbane 127 klm/h

Më: 30 prill 2024 Në ora: 16:16
Gjoba e Policisë

Policia e Rrugor në Ferizaj në rrugën "Driton Islami" ka ndaluar shoferin E.M, shtetas i Francës i moshës 24 vjeçar, i cili po drejtonte veturën BMW me targa vendore, duke zhvilluar shpejtësi 127 km/h në zonën e kufizimit 50 km/h.

Ndaj tij policia thuhet se ka shqiptuar një gjobë kundërvajtëse prej tetëqind (800) euro, ku veç gjobës për kundërvajtje shtetasit të huaj i shqiptohet me gjobë edhe masa mbrojtëse,  ashtu siç parashihet me ligjin e ri.

“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacion,  që të mos drejtojnë automjetet mbi shpejtësisë e lejuar.

Ndërsa, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat