Hajnat e druve në Ferizaj sulmojnë policinë, arrestohen dhe u konfiskohen traktorët e motosharrat

Ferizaj

Hajnat e druve në Ferizaj sulmojnë policinë, arrestohen dhe u konfiskohen traktorët e motosharrat

Më: 8 maj 2024 Në ora: 11:10
Pamje nga vendi i ngjarjes

Dy persona janë arrestuar mbrëmjen e djeshme në Dremjak të Ferizajt, meqë të njëjtit kanë rrezikuar pjesëtarë të policisë.

Me t’u hetuar nga autoritetet se kishin tre traktorë ilegalisht të ngarkuar me dru, dhe në përpjekje për t’i ndaluar, dy të dyshuarit kanë tentuar t’i godasin me traktorë pjesëtarët e policisë.

Ata kanë vazhduar rrugën duke u futur ndaras në rrugica malore, ku dy prej tyre janë bllokuar ndërsa njëri ka arritur të ikë në drejtim të panjohur.

Image
Pamje nga vendi i ngjarjes

”Me datën 07.05.2024 rreth orës 20:45 gjatë patrullimit policët e Njësisë së Reagimit të Shpejtë në fshatin Dremjak të Ferizajt kanë vërejtur tre traktorë të ngarkuar me dru dhe në përpjekje për ti ndaluar ata kanë rrezikuar pjesëtarët e policisë, duke tentuar ti godasin me traktorë dhe kanë vazhduar rrugën duke u futur ndaras në rrugica malore dhe dy prej tyre janë bllokuar, ndërsa njëri ka arritur të ikë në drejtim të panjohur.

Policia ka arritur që të arrestojë dy prej tyre, ndërsa gjatë arrestimit i kanë rezistuar policisë dhe dy pjesëtarët e policisë kanë pësuar lëndime trupore, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj, e më pas janë liruar.

Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga hetuesit rajonalë me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj janë dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa në kërkim policor është edhe personi i tretë.

Si prova materiale janë sekuestruar dy traktorët me dru dhe tri motosharra”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat