Një nga personazhet më të dashur të kinematografisë, ndahet nga jeta aktori dhe regjizori i njohur italian

Filma

Një nga personazhet më të dashur të kinematografisë, ndahet nga jeta aktori dhe regjizori i njohur italian

Më: 12 qershor 2023 Në ora: 18:30
Francesco Nuti

Ka ndërruar jetë në moshën 68-vjeçare regjizori dhe aktori i njohur italian, Francesco Nuti.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, sipas të cilave, Nuti ishte prej kohësh i sëmurë dhe ndërroi jetë në Romë.

Ai kishte disa kohë që ishte larguar nga skena për arsye shëndetësore, por ende mbetet një nga fytyrat më të njohura dhe më të dashura të kinematografisë dhe argëtimit italian.

Këtë e ka bërë të ditur vajza e tij Ginevra së bashku me familjarët të cilët falënderojnë sinqerisht personelin shëndetësor dhe të gjithë ata që e kanë trajtuar aktorin në periudhën afatgjatë të sëmundjes, në veçanti stafin e Villa Verde në Romë.

Data dhe vendi i varrimit të tij do të bëhet e ditur në orët në vijim. Ndërkohë familja e tij kërkoi të mos japë deklarata për mediat, për shkak të dhimbjes së madhe të shkaktuar nga vdekja e tij.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat