Hamilton zbulon rivalët për titull

Formula 1

Hamilton zbulon rivalët për titull

Më: 26 janar 2019 Në ora: 20:38
Lewis Hamilton

Lewis Hamilton, 5 herë kampioni i botës në Formula 1, beson se në vitin 2019 nuk do të përballet për titullin kampion vetëm me Sebastian Vettel (Ferrari) por edhe me Max Verstappen. Ky i fundit garon me skuadrën Red Bull dhe sipas pilotit britanik do të jetë rivali i tretë për titullin kampion.

“Max ka pilotuar shumë mirë gjatë vitit të kaluar, ka qenë konstant në pistë. Në shumë gara ai ka qenë aty, mes meje dhe Vettel, duke dueluar me ne për fitoren. Nëse skuadra i ofron një makinë të mirë, me të cilën të duelojë me Mercedes dhe Ferrari, do të jetë pretendent për titull”, tha Hamilton.

Britaniku mendon se janë disa pilotë të rinj që janë afruar së fundi në këtë sport që mund të kushtëzojnë në titullin kampion këtë sezon.

“Ashtu si Max ka disa pilotë të rinj që do të zbresin në pistë këtë sezon. Natyrisht që Max ka më shumë se ata, pasi ka disa vite që duelon në Formula 1, ndaj e shoh holandezin si kandidat për titullin kampion. Mendoj se për të gjithë është më mirë që të jenë 3 apo më shumë pilotë që duelojnë për titull, ndaj për fat të mirë janë të shumtë talentet që po afrohen”, u shpreh më tej Lewis Hamilton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat