Nesër funerali i Niki Lauda, dëshira e fundit: Më varrosni me tutat e…

Formula 1

Nesër funerali i Niki Lauda, dëshira e fundit: Më varrosni me tutat e…

Më: 28 maj 2019 Në ora: 23:29
Lauda me uniformen e kuqe te Ferrarit

Nesër paradite, në Vienë do të kryhen funeralet në nder të një prej legjendave të Formula 1, ish-pilotit austriak Niki Lauda, 3 herë kampion bote. Ai u nda nga jeta pak ditë më parë, në moshën 70-vjeçare. Fillimisht funeralet do të jenë të hapur për publikun dhe më pas ato do të jenë private, vetëm për familjarët e miqtë.

Sipas mediave austriake, dëshira e fundit e Niki Lauda ka qenë ajo që të varroset i veshur me uniformën sportive ngjyrë të të kuqe, me të cilën u shpall kampion në vitet 1975 dhe 1977, kur pilotonte makinën Ferrari (titullin e tretë e fitoi me McLaren, 1984). Pra, imazhi i fundit që familjarët do të kenë për Niki do të jetë ajo e një piloti 28-vjeçar, që shpallej kampion bote në Formula 1, më shumë se 40 vite më parë.

Mësohet se në funeral do të jenë edhe ish-presidenti i Formula 1, Bernie Ecclestone, ish-piloti austriak Gerhard Berger, ikona e filmit Arnold Schwarzenegger, princi Alberto i Monako, presidenti i Austrisë, Alexander van der Bellen, Lewis Hamilton, Toto Wolff si dhe aktori Daniel Bruhl. Ky i fundit interpretoi Niki Lauda në filmin me titullin “Rush” dedikuar pikërisht ish-pilotit austriak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat