"Shenjat e racizmit kanë mbetur te Hamilton", - shefi i tij tregon problemin

Formula 1

"Shenjat e racizmit kanë mbetur te Hamilton", - shefi i tij tregon problemin

Më: 26 tetor 2019 Në ora: 11:58
Lewis Hamilton

Lewis Hamilton ka shkruajtur emrin e tij në historinë e Formula1. Anglezi është shumë i fortë dhe agresiv në drejtimin e makinës së tij, momentalisht Mercedes dhe mund të fitojë dhe titullin e gjashtë kampion në këtë fundjavë në Meksikë.

Pronari i Mercedesit, Totto Wolf, ka treguar se kur ka qenë i vogël Lewis është përballur me racizëm. Shenjat që i ka lënë ajo periudhë kanë ndikuar tek ai e nuk janë larguar, madje e kanë motivuar më shumë.

"Kur ishte i vogël, Lewis ishte i vetmi fëmijë me ngjyrë mes fëmijëve të bardhë dhe e di se ka patur dhe abuzime raciale. Kur kjo ndodh në moshën 8-10-vjeçare lë shenja që nuk largohen. Kur përballesh që fëmijë me situata të tilla, nga njëra anë të bëjnë të fortë, por nga ana tjetër të lënë shenja. Lewis tani është rritur dhe maturuar, por shenjat janë aty", - tha Wolf. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat