Alonso mund të rikthehet në Formula 1

Formula 1

Alonso mund të rikthehet në Formula 1

Më: 7 korrik 2020 Në ora: 17:18
Alonso mund të rikthehet në Formula 1

Fernando Alonso mund të bëjë një rikthim sensacional në Formula 1. Shefi i Renaultit, Cyril Abiteboul, i ka thënë stafit të tij se është duke u angazhuar që piloti spanjoll të jetë në këtë skuderi në vitin 2021.

Shumë nga stafi i kompanisë franceze kanë punuar me pilotin në të kaluarën, ndërsa ai pritet të jetë partner i Esteban Ocon.

Alonso e ka drejtuar Renaultin në gjashtë sezone, gjatë viteve 2003-2009 duke e fituar dy herë titullin (2005 dhe 2006).

38-vjeçari është jashtë kampionatit automobilistik qëkur u largua nga McLareni në fund të vitit 2018, mirëpo asnjëherë nuk e ka mohuar një rikthim të mundshëm.

Ocon, i cili mund të jetë partner i spanjollit, ka thënë se e mirëpret rikthimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat