Leclerc synon podiumin në Montekarlo

Formula 1

Leclerc synon podiumin në Montekarlo

Më: 19 maj 2021 Në ora: 11:17
Leclerc synon podiumin në Montekarlo

Charles Leclerc synon të thyejë tabunë e Hamilton e Verstappen, që kanë dueluar mes tyre e triumfuar në 4 garat e para sezonale.

Këtë fundjavë garohet në pistën e Montekarlo, një pistë e ngushtë qytetase, ku të papriturat mund të ndodhin në çdo moment.

Kjo garë ka dhuruar shpesh surpriza, me pilotë që kanë dalë fitues falë rrethanave të krijuara gjatë garës.

“Është një pistë e veçantë, që të gjithë pilotët e duan. Për mua kjo është gara e shtëpisë dhe dua të bëj një paraqitje të mirë, të dueloj për fitoren. Kjo është një pistë ku Ferrari mund të bëjë diferencën, duke qenë se nuk ka pjesë të gjata dhe parakalimet janë të vështira.

Në rast se situatat janë në favorin tonë, mund të marrim podiumin apo diçka më shumë”, tha Leclerc.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat