Leclerc siguroi “Pole Position” në mënyrë të pazakontë duke përplasur Ferrarin e tij

Formula 1

Leclerc siguroi “Pole Position” në mënyrë të pazakontë duke përplasur Ferrarin e tij

Më: 23 maj 2021 Në ora: 10:43
Charles LeClerc

Charles LeClerc ka arritur të sigurojë “Pole Position” në Monago Grand Prix.

Charles Leclerc ka arritur të marrë “Pole Position” në Monaco Grand Prix.

Piloti i Ferrarit arriti ta bëjë këtë në një mënyrë të pazakontë, pasi 18 sekonda pa përfunduar gara, ai u përplas me murin.

Fatmirësisht, Leclerc është mirë dhe pa lëndime, pavarësisht përplasjes ai arriti të marrë “Pole Position” për herën e parë që nga viti 2019.

Në vendin e dytë do të jetë, Max Verstappen dhe në të tretin, Valeri Bottas ndërsa vendin e katërt e mban shoku i skuadrës, Carlos Sainz.

Lewis Hamilton mban pozitën e shtatë dhe Sebastian Vettel do niset nga pozita e tetë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat