Rossi: Me të nuk ndihem asnjëherë komod

Formula 1

Rossi: Me të nuk ndihem asnjëherë komod

Më: 31 gusht 2021 Në ora: 11:59
Rossi: Me të nuk ndihem asnjëherë komod

Valentino Rossi, legjenda e MotoGP do të tërhiqet nga sporti në fund të këtij sezoni.

Ai nuk i ka mohuar asnjëherë aftësitë e rivalit të tij Marc Marquez, me të cilin ka patur edhe përplasje, si në pistë ashtu dhe jashtë saj.

“Marc është një rival i madh për mua dhe mjaft i shpejtë në pistë, një nga më të mirët në historinë tonë.

Me të nuk ndihem asnjëherë komod, sidomos në pistë, pasi është i vështirë për ta mundur”, tha Rossi.

“Gjithsesi, me të do të më duhen vite për të qenë mik dhe të jemi dakord për polemikat tona. Mendoj se do të na duhen edhe 20 apo 30 vite të tjera që kjo gjë të ndodhë”, u shpreh Rossi, 42 vjeç.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat