Tragjedi, ndërron jetë piloti 16-vjeçar

Formula 1

Tragjedi, ndërron jetë piloti 16-vjeçar

Më: 9 shkurt 2022 Në ora: 12:08
Tragjedi, ndërron jetë piloti 16-vjeçar

Një tjetër tragjedi ka prekur sportin e motoçiklizmit dhe sërish viktimë është një djalosh i ri.

Bëhet fjalë për 16-vjeçarin çek Jakub Gurecky, një pilot mjaft premtues, që ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të shumta të marra në kokë.

Ai po stërvitej në Sllovaki kur është rrezuar nga motori, duke marrë plagë të rënda, që e kanë bërë të pamundur shpëtimin e tij.

Vitin e kaluar, Gurecky u shpall fitues i Northern Talent Cup dhe këtë vit do të garonte në MotoGP Rockies.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat