Piloti rus në listën e zezë të Bashkimit Europian, i bllokohen llogaritë

Formula 1

Piloti rus në listën e zezë të Bashkimit Europian, i bllokohen llogaritë

Më: 10 mars 2022 Në ora: 12:45
Piloti rus në listën e zezë të Bashkimit Europian, i bllokohen llogaritë

Piloti rus i Formula 1, Nikita Mazepin, është në listën e personave që Bashkimi Europian do të ndërmarrë sanksione të ashpra si pasojë e luftës në Ukrainë. BE-ja do t’u bllokojë të mirat materiale e financiare.

Nikita Mazepin është djali i oligarkut rus Dmitri Mazepin, pronari i kompanisë Uralkali dhe të dy kanë përfunduar në listën e zezë të Bashkimit Europian.

Sipas BE-së, ata janë përfshirë në sektorë ekonomikë që furnizojnë financirisht Federatën Ruse.

Mazepin është përjashtuar së fundi nga makina amerikane Haas dhe për këtë arsye ka hedhur në gjyq ish-ekipin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat