Leclerc: Makina e re është shumë konstante

Formula 1

Leclerc: Makina e re është shumë konstante

Më: 12 mars 2022 Në ora: 11:04
Leclerc: Makina e re është shumë konstante

Charles Leclerc është duke kryer provat e fundit me Ferrarin e ri “F1-75” teksa piloti monegask është shfaqur i lumtur pas testeve në Bahrein në pistën e Sakhir. Leclerc theksoi se tashmë “kokëkuqja” xhiron pa probleme në pistë ndërsa kërkon të rikthehet protagonist në sezonin e ri, ku ka si objektiv të jetë konkurrues në çdo garë për të parë më pas se çfarë pozicioni do të marrë në fundin e sezonit.

“Makina e re është shumë konstante dhe xhiron pa probleme.

Risitë e reja kanë sjellë disa të mira dhe tashmë mbetet që të mbledhim “frytet” e punës së këtyre muajve.

Dua të fitoj, por mbi të gjitha kërkoj të jem në gjendje të luftoj në çdo garë të sezonit të ri. Gjatë këtyre ditë të testimeve kemi bërë shumë xhiro dhe kemi mbledhur të dhëna të vlefshme për instruktorët, të cilët ende mund të shtojnë detajet e fundit për t’u përmirësuar më shumë. Në këtë sezon të ri duket se gjithçka po shkon mirë prej fillimit”, deklaroi Leclerc.

Kujtojmë se sezoni i ri i Formula 1 do të nisë më datë 27 mars me Çmimin e Madh të Arabisë Saudite në cirkuitin e Jeddah, teksa pretendentë për triumfin final mbeten kampioni në fuqi Max Verstappen dhe Lewis Hamilton, megjithatë te Ferrari pretendojnë se nuk janë shumë larg Red Bull-it dhe Mercedes, ku me pilotin kryesor Leclerc do të provojnë të rikthehen protagonistë pas shumë vitesh në botën e shpejtësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat