Binotto: Charles dhe Carlos kanë pilotuar mjaft mirë

Formula 1

Binotto: Charles dhe Carlos kanë pilotuar mjaft mirë

Më: 29 mars 2022 Në ora: 13:58
Binotto: Charles dhe Carlos kanë pilotuar mjaft mirë

Bilanci i dy garave të para sezonale në Formula 1 për Ferrarin është mjaft pozitiv. Një fitore, dy vende të dyta dhe një i tretë për dy pilotët e “kokëkuqes”, që në dy garat e para (Bahrein dhe Arabinë Saudite) janë ngjitur gjithnjë në podium.

Madje Ferarri mund të kishte fituar edhe në pistën qytetase të Jeda, por Leclerc humbi fitoren 4 xhiro nga fundi. “Jam i kënaqur nga këto dy gara, pasi kemi marrë 78 pikë nga 88 në dispozicion dhe po paraqitemi mirë”, tha Mattia Binotto.

Drejtori sportiv i Ferrarit, me tej shton: “Më vjen që humbëm fitoren pak xhiro në fundi, por këtë sezon jemi aty, duke dueluar për fitoren me më të mirët. Është e rëndësishme që të grumbullojmë sa më shumë pikë”.

“Charles dhe Carlos kanë pilotuar mjaft mirë në të dyja garat dhe kjo më bën të shpresoj mirë për sezonin. Jam i kënaqur që Ferrari është sërish protagonist dhe është pjesë e këtij spektakli”, u shpreh Binotto.

Gjithsesi, shefi i makinës italiane është me këmbë në tokë dhe kërkon qetësi për të ardhmen: “Duhen 4-5 gara për të kuptuar se cili do të jetë ritmi i Ferrarit këtë sezon. Tani është radha e Australisë e më pas Imola, dy pista të ndryshme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat