Gara e Argjentinës në rrezik

Formula 1

Gara e Argjentinës në rrezik

Më: 1 prill 2022 Në ora: 12:22
Gara e Argjentinës në rrezik

Gara e Çmimit të Madh të Argjentinës në MotoGP që zhvillohet ditën e diel në pistën e Termas de Rio Hondo është në dyshim. Shkak është bërë bllokimi i materialeve të skuadrave (të gjitha kategoritë) në Kenia.

Materialet do të transportoheshin nga Indonezia (ku u zhvillua gara e fundit) për në Argjentinë, por avioni ka pësuar defekt në motor dhe ndodhet i parkuar në Kenia.

Për fat të keq, lufta në Ukrainë ka ndikuar në këtë problem.

Zëvendësimi i avionit të dëmtuar është i vështirë, pasi kompania që transporton materialet e skuadrave është ruse. Dhe, për shkak të sanksioneve që i janë vënë Rusisë, këta avionë nuk mund të udhëtojnë, shkruan Telesporti.

“Ne përdorim këta avionë ruse për materialet e garës së skuadrave, por për shkak të luftës, kemi më pak mjete në dispozicion. Kemi bërë kërkesë që materialet të nisen me kompani të tjera dhe të vijnë sa më shpejt në Argjentinë”, tha Ezpeleta, shefi i Dorna, kompania që menaxhon garat e motoçiklizmit.

“Nëse gjërat shkojnë mirë, materialet duhet të vijnë në Argjentinë të shtunën, në kohë për provat e lira dhe ato zyrtare”, tha Ezpeleta. Pra, sot (e premte) nuk do të ketë prova të lira, si zakonisht. Madje ekziston mundësia që gara e Argjentinës të mos zhvillohet nëse situata nuk ndryshon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat