Botërori 2022 i MotoGP nuk njeh pushime

Formula 1

Botërori 2022 i MotoGP nuk njeh pushime

Më: 5 prill 2022 Në ora: 14:16
Botërori 2022 i MotoGP nuk njeh pushime

Botërori 2022 i MotoGP nuk njeh pushime, pasi këtë fundjavë do të zhvillohet gara e Çmimit të Madh të Amerikës. Gara do të zhvillohet në pistën e Austin.

Pas tri garave të para, në krye të renditjes ndodhet piloti i Aprilia, Aleix Espargaro, një surprizë deri më tani.

Në tri gara kanë fituar tri pilotë të ndryshëm, që pilotojnë tri motorë të ndryshëm.

Në Katar fitoi Enea Bastianini me Ducati Gresini; në Indonezi fitoi Miguel Oliveira me KTM dhe në Argjentinë fitoi Aleix Espargaro me Aprilia. Kjo tregon se ky sezon do të jetë mjaft interesant.

Motorët Yamaha, Honda dhe Ducati zyrtar, deri më tani kanë çaluar, duke mos arritur te fitorja dhe kanë zhgënjyer. Francezi Fabio Quartararo, kampioni i botës në fuqi, ndodhet i gjashti në renditje, ndërsa italiani Franesco Bagnaia, që duelonte vjet për titull, ndodhet i 14-ti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat