Mazepin rikthehet të flasë për përjashtimin nga Formula 1

Formula 1

Mazepin rikthehet të flasë për përjashtimin nga Formula 1

Më: 7 prill 2022 Në ora: 14:07
Mazepin rikthehet të flasë për përjashtimin nga Formula 1

Mazepin rikthehet të flasë për përjashtimin nga Formula 1: Po anulojnë kulturën e vendit tim,

Lufta e Rusisë në Ukrainë u dënua ashpërsisht edhe nga komuniteti sportiv ndërkombëtar, teksa sportistët rusë e pësuan duke u pezulluar nga veprimtaritë e ndryshme. Ky ishte edhe rasti i Nikita Mazepin, teksa skuderia e Formula 1, Haas, vendosi të largonte pilotin rus.

Një vendim i cili nuk i ka lënë një shije të mirë Mazepin, me 23-vjeçarin që është rikthyer të flasë për këtë episod ndërsa shtoi se pezullimi i sportistëve rus është ekstrem pasi në këtë formë anulohet kultura e vendit të tij.

“Nuk jam aspak dakord me sanksionet ndaj sportistëve rus, ndoshta nuk është momenti për ta thënë këtë por nëse shikon situatën në përgjithësi, me pezullimet e atletëve rus është si të anulosh të gjithë kulturën e vendit tim. Unë jetoj në të njëjtin planet si gjithë të tjerët, edhe për mua është e dhimbshme ajo që po ndodh në Ukrainë e natyrisht që janë prekur edhe ndjenjat e mia si një person që kërkon të jetoj në një botë të paqtë.

Por, nuk mund ta them plotësisht atë çfarë mendoj pasi do të ketë gjithnjë një palë e cila do të mbetet e pakënaqur, ndaj kam vendosur që në publik të shfaqem i rezervuar”, u shpreh Mazepin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat