Shefi i Red Bull: Biseduam me Vettel para rinovimit të Perezit

Formula 1

Shefi i Red Bull: Biseduam me Vettel para rinovimit të Perezit

Më: 2 gusht 2022 Në ora: 23:52
Shefi i Red Bull: Biseduam me Vettel...

Sebastian Vettel është duke shijuar garat e fundit në karrierën e Formula 1 me pilotin gjerman që ka vendosur të tërhiqet.

Piloti i Aston Martin, fitues i Katër Kampionateve Botërorë me Red Bull-in duket se e ka pasur mundësinë për t’u rikthyer tek ish-skuadra e vjetër dhe këtë e ka zbuluar shefi i austriakëve, Christian Horner.

Ky i fundit theksoi se para se të firmoste rinovimin e kontratës në muajin maj me Sergio Perez, kishte folur me Vettel.

“Mbajtëm disa bisedime me Vettel, por do të ishte pak sikur të rikthehesh tek ish-e dashura. Nuk do të ishte kurrë si herën e parë”, u shpreh Horner.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat