F1 ka gati kalendarin me numrin rekord të garave

Formula 1

F1 ka gati kalendarin me numrin rekord të garave

Më: 25 gusht 2022 Në ora: 13:00
F1 ka gati kalendarin me numrin rekord të garave

Stefano Domenicali, presidenti i Formula 1, ka konfirmuar se vitin tjetër do të ketë mjaft risi në këtë sport. Ai pranon shtimin e numrit të garave, duke kërkuar më shumë spektakël në pistë. “Jemi të vetëdijshëm dhe të kënaqur nga rezultatet e arritura deri më tani. Ky është një moment i rëndësishëm për F1, por nuk ndalemi këtu”, tha Domenicali.

“Së shpejti do të mbyllim kalendarin e garave për vitin 2023, që do të ketë 24 gara. Një rekord!”, tha Domenicali, që ka folur edhe për një rotacion të pistave pjesëmarrëse në kalendar, duke parë që ka shumë kërkesa. “Vitin tjetër nuk do të kemi garë në Francë, por mund të jetë vitet në vijim”, tha menaxheri italian.

“Nuk do t’i shohim pistat nga historia e tyre, por nga interesi që ato paraqesin te pilotët, skuadrat, fansat dhe të ardhurat. Duam nga çdo pistë një projekt solid. Duam të garojmë edhe në Afrikën e Jugut e Kinë, por do të shohim edhe anën gjeopolitike dhe masat anti-Covid”, tha president ii Formula 1.

Në fund, ai shtoi se do të dyfishojë numrin e garave sprint, që zhvillohen ditën e shtunë. “Vitin e ardhshëm do të jenë 6 të tilla, por po studiojmë një system për të përfshirë disa të reja, në mënyrë që pilotët të duelojnë për një objektiv. Ndoshta do të kemi vetëm një sesion të lirë të premten dhe më pas të garojnë për të fituar pikë si në prova, garat sprint e ato zyrtare. Pra, çdo sesion të ketë një çmim”, u shpreh Domenicali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat