Kalenderi sfidon trajnerin e tij

Formula 1

Kalenderi sfidon trajnerin e tij

Më: 14 tetor 2022 Në ora: 15:53
Kalenderi sfidon trajnerin e tij

Liridon Kalenderi në këtë fundjavë do të jetë pjesëmarrës i garës  “Hill Climb Monsters”, e cila mbahet në Skradin të Kroacisë.

I dëshmuar për guximin, teknikën e vetëmohimin, Liri pret që edhe kësaj radhe të ketë rezultat të mirë, pavarësisht faktit që konkurrenca është shumë e fortë.

Në një prononcim për Shqip.com, ai është shprehur i matur, por gjithsesi optimist.

“Bëhet fjalë për një garë shumë prestigjioze, me garues të dëshmuar nga Evropa. Përshtypjet e para janë të mira, shtegu është i shkurtë (3.2 kilometra), ndërsa asfalti duket të jetë i mirë. Është e sigurt se do të ketë shumë rivalitet, ndërsa unë do ta jap maksimumin dhe shpresoj të arrij rezultat të mirë”, ka thënë Kalenderi.

E veçanta e garës për të do të jetë fakti se do ta sfidojë trajnerin e tij, të cilin e pati në Sternberk të Çekisë dhe Buzet të Kroacisë, Michat Ratajczyk i cili garon me Mitsubishi Evo Lancer X.

“Do të jetë interesante sfida me Ratajczyk, por edhe garuesit tjerë janë shumë cilësorë. Sigurisht duhet veçuar kroatin Domagoj Perekovic me Mitsubishi Lancer Evo IX. Ai është vendas, është rekordmen i shtegut dhe e njeh shumë mirë shtegun”, ka shtuar Kalenderi, i cili do të garojë në Grupin 3, ndërsa së bashku me të është edhe Përparim Dushi, i cili garon në Grupin 2 me Mitsubishi Lancer Evo IX. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat