Sherr në pistë gjatë garës së Nascar

Formula 1

Sherr në pistë gjatë garës së Nascar

Më: 18 tetor 2022 Në ora: 12:21
Sherr në pistë gjatë garës së Nascar

Një aksident në pistë mes pilotëve Bubba Wallace dhe Kyle Larson gjatë një gare në Las Vegas ka përfunduar në sherr mes tyre. Gjithçka ndodhi gjatë një gare play off të Nascar, me dy pilotët që garonin mes tyre, ndërkohë që asnjëri nuk ka më asnjë shans të duelojë për titullin.

Kyle Larson është kampion në fuqi në botërorin Nascar, titull që do ta dorëzojë në fund të këtij sezoni.

Në vitin 2020 ai është skualifikuar për raciziëm, ndërsa Bubba Wallace është piloti i vetëm me ngjyrë në garat e Nascar.

Nuk dihet nëse ky fakt ka ndikuar në incidentin që dy pilotët patën në pistë, pasi ishte pikërisht Wallace ai që reagoi më ashpër pasi dy makinat dolën jashtë piste.

Piloti me ngjyrë me Toyota kryesonte garën kur u shty nga Larson (Chevrolet).

Duket se përplasjet që dy pilotët patën në pistë u transferuan jashtë saj, me shtyrje e grushte, ndërkohë që komisarët e garës nuk ndërhynë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat