Verstappe siguroi titullin e dytë Botëror

Formula 1

Verstappe siguroi titullin e dytë Botëror

Më: 18 tetor 2022 Në ora: 19:07
Verstappe siguroi titullin e dytë Botëror

Max Verstappe siguroi titullin e dytë Botëror në karrierë teksa holandezi këtë sezon, ndryshe nga ai i mëparshmi, dominoi tërësisht dhe nuk pati rivalë, edhe pse Charles Leclerc me Ferrarin u munduan të ndalnin holandezin.

Së fundmi, 25-vjeçari shpjegon edhe diferencat mes dy titujve të fituar, duke theksuar se do ta ketë të vështirë që në të ardhmen të përsërisë një sezon dominues kaq dominues si ky aktuali. Ndër të tjera, Verstappen theksoi edhe njëherë se nuk e sheh veten të garojë deri në moshën 40-vjeçare.

“Ky titull ka emocione të tjera nga ai i sezonit të kaluar. Vitin e kaluar titull u diskutua deri në garën e fundit, ndoshta ishte një nga ndjesitë më të këqija sepse kishte shumë tension. Në atë periudhë nuk ishim më të shpejtët në pistë dhe kjo nuk më ndihmonte aspak. këtë vit ishte shumë ndryshe, por të dy mbeten shumë të bukur. Është një ndjenjë e bukur t’i provosh të dyja emocionet sepse edhe vjet më pëlqente ai presioni teksa më duhej të shkoja në limit në çdo xhiro të kampionatit.

Por, diçka e tillë nuk është e bukur kur e përjeton çdo sezon, ndaj më vjen mirë që këtë herë ishte ndryshe. Në vitin e kaluar edhe provat ishin shumë të rëndësishme sepse Pole-Position të jepte një shtysë të madhe për garën, ndërsa këtë sezon kemi fituar edhe duke u nisur nga vendet e fundit. Ky vit do të jetë i vështirë për t’u përsëritur, kemi fituar shumë. Prandaj më duhet ta vlerësoj dhe ta shijoj deri në xhiron e fundit.

E ardhmja? Kam një kontratë deri në vitin 2028, më pas nuk e di. Por, nuk e shoh veten të garoj deri në moshën 40-vjeçare, mua më pëlqen të bëj edhe gjëra të tjera. Tani po shijoj momentin tim në Formula 1 dhe do të presim deri në 2028-tën. Më pas do të varet nga situatat, si kanë shkuar gjërat, por mund të provoj edhe tipe të tjera garash sepse është e rëndësishme të provosh diçka të re”, përfundoi Verstappen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat