Mercedes dorëzon titullin për konstuktorë

Formula 1

Mercedes dorëzon titullin për konstuktorë

Më: 21 tetor 2022 Në ora: 13:39
Mercedes dorëzon titullin për konstuktorë

Pas 8 titujsh kampionë radhazi për konstruktorë në Formula 1, Mercedes është gati të doëzojë titullin. Red Bull është pranë triumfi këtë sezont, duke lënë pas Ferrari me Mercedes, që ende duelojnë për vendin e dytë. Ai që ka folur për mediat nga Amerika, ku zhvillohet gara e radhës, është Lewis Hamilton.

“Kam shumë vite te Mercedes dhe e di që duhet kohë për të ndryshuar gjërat. Madje vendimet duhen marrë muaj më parë, ndërkohë që gradualisht mbledhim të dhëna dhe informacione, në mënyrë që makina të përmirësohet me kalimin e kohës”, tha Hamilton.

Kam 100% besim te skuadra ime. Muajt që pasojnë duhet të punojmë akoma më shumë dhe nuk do të jetë e lehtë, por e ndjej se të gjithë jemi të aftë për ta bërë ndryshimin”, shtoi britaniku, 7 herë kampion bote.

“Si Red Bull edhe Ferrari kanë bërë një punë të mirë dhe vazhdojnë të përmirësohen.

Ne bëmë një gabim dhe ndryshuam drejtim, me shpresën që të rikthehemi kompetitivë”, u shpreh Lewis Hamilton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat