Gjilani sërish arenë e kartingut

Formula 1

Gjilani sërish arenë e kartingut

Më: 23 tetor 2022 Në ora: 00:34
Ilustrim

Gjilani sërish arenë e kartingut!

Sot në Gjilan, konkretisht në pistën F1 Gokart, mbahet gara e radhës në karting.

Pas garave që u mbajtën te Salla e Panaireve në Prishtinë, garuesit në disiplinën e kartingut do të jenë sërish në Gjilan, ku do ta kenë rastin t’i tregojnë shkathtësitë e tyre.

Paraqitja në garë bëhet nga ora 10:30-11:30, deri në orën 11:50 është paraparë të kryhet edhe kontrollimi teknik, për të vazhduar më pas me vozitjet e lira, takimin e Komisionit Sportiv, vozitjet me matje të kohës, ndërsa starti i garës së parë është caktuar për orën 13:30.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat