Leclerc: Do të bëj maksimumin për të ndalur dominimin e Max Verstappen

Formula 1

Leclerc: Do të bëj maksimumin për të ndalur dominimin e Max Verstappen

Më: 25 tetor 2022 Në ora: 12:32
Leclerc

“Do të bëj maksimumin për të ndalur dominimin e Max Verstappen. Po punojmë të gjithë si skuadër për t’ia dalë mbanë”. Është ky premtimi që bën Charles Leclerc, piloti monogask i Ferrari, që këtë sezon po duelon për vendin e dytë në botërorin për pilotë.

“Për ne është e qartë se ku duhet të përmirësohemi. Në xhiron teke jemi shumë të fortë, por gjatë garës hasim shumë vështirësi me gomat. Ndaj, jemi duke impenjuar shumë në atë drejtim dhe shpresoj që sezonin tjetër të vijnë rezultatet e dëshiruara”, u shpreh më tej piloti i “kokëkuqes”.

Më tej, Leclerc bën një analizë të sezonit: “Nuk ka qenë vetëm problem i gomave ai që na ka penalizuar këtë sezon, por edhe strategjitë e gabuara apo gabime tona në pistë. Ne po përpiqemi që t’i shfrytëzojmë këto gara të mbetura për të sfiduar Red Bull dhe Max Verstappen sa më mirë sezonin e ardhshëm”.

“Unë jam i bindur se mund t’ia dalim mbanë, pasi e di punën e madhe që po bën skuadra. Jemi duke shkuar në drejtimin e duhur dhe mendoj se e gjithë puna do të japë shpejt frutet e saj. Do t’i ndalim rivalët tanë dhe do të jemi shpejt kampionë bote”, tha Leclerc.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat