Verstappen shpall “non grata”...

Formula 1

Verstappen shpall “non grata”...

Më: 1 nëntor 2022 Në ora: 16:19
Verstappen shpall “non grata”...

Max Verstappen ka fituar tashmë titullin e dytë kampion bote në Formula Uno, duke thyer dhe rekordin për gara të fituara gjatë një sezoni.

Pikërisht në Çmimin e Madh të Meksikës ai parakaloi Michale Schumacher dhe Sebastian Vettel, duke regjistruar 14 fitore. Por duket se këto statistika nuk mjaftojnë për të hedhur poshtë politikat, teksa janë të shumtë ata që mendojnë se ai nuk i ka merituar.

Madje një gazetar i SkySport ka guxuar të shprehë hapur mendimi ne tij, duke deklaruar se fitoret e kampionit të Red Bull nuk janë të merituara. Kaq ka mjaftuar dhe i gjithë ekipi ka refuzuar të japë intervista për median.

Tashmë asnjë nuk do pranojë të prononcohet për këtë media. Verstappen ka reaguar dhe personalisht për këtë, duke lënë të kuptohet se tashmë “kupa ishte mbushur”.

Duke iu drejtuar temës, Verstappen tha: “Nuk kishte të bënte fare me këtë fundjavë, por me këtë vit. Ka qenë një lloj gërmimi i vazhdueshëm dhe mosrespektimi, veçanërisht nga një person i caktuar. Në një moment mjafton dhe nuk e pranoj.

Nuk mund të jetosh në të kaluarën dhe duhet të ecësh përpara. Mediat sociale janë një vend shumë toksik dhe nëse jeni vazhdimisht i tillë drejtpërdrejt në TV, atëherë po e përkeqësoni atë në vend që të përpiqeni ta përmirësoni. Ju vazhdoni të mos më respektoni dhe në një moment unë nuk do ta toleroj më dhe kjo është arsyeja pse vendosa të mos përgjigjem më”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat