Maskotat e Lojërave Olimpike “Paris 2024” janë dy berreta

Formula 1

Maskotat e Lojërave Olimpike “Paris 2024” janë dy berreta

Më: 15 nëntor 2022 Në ora: 12:12
Maskotat e Lojërave Olimpike “Paris 2024” janë dy berreta

Këtë herë nuk ka kafshë, arinj, shqiponja apo gjela, siç mund të ishte rasti i Francës. Organizatorët e Lojërave Olimpike “Paris 2024” kanë prezantuar maskotët e këtij eventi, që do të jenë dy kapele (berreta). Ideja ka lindur nga një berretë e ngjashme, simbol i revolucionit francez, që tashmë është kthyer në një personazh për këtë Olimpiadë.

“Ideja ishte ajo që të prezantonim vlerat që i përkasin historisë tonë, të cilat janë barazia, liria dhe solidariteti”, tha Tony Estanguet, president ii komitetit organizator të Olimpiadës “Paris 2024”.

Prezantimi i maskotëve, njëri prej të cilëve mbante të veshur një këmbë metalike, për të përfaqësuar sportistët paraolimpike, u bë në Paris. Të dy maskotat kanë të njëjtin emër: Phyrge dhe për francezët kjo berretë është një simbol kombëtar.

Organizatorët bënë me dije se do të prodhojnë 2 milionë Phyrge, por vetëm 15% e tyre do të prodhohet në shitje në Francë, ndërsa pjesa tjetër do të prodhohet në Kinë.

Materiali i prodhimit të kukullave me maskotat e reja do të jetë me produkte ekologjike dhe do të kushtojnë 15 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat