Djali i legjendës së Formula 1 gati për kalimin e bujshëm te skuadra gjermane

Formula 1

Djali i legjendës së Formula 1 gati për kalimin e bujshëm te skuadra gjermane

Më: 17 nëntor 2022 Në ora: 16:25
Djali i legjendës së Formula 1

Mik Shumaker duket se ka gjetur skuadër për vitin 2023, por jo si pilot i parë ose i dytë, por si një rezervë.

Bëhet fjalë për një kalim të mundshëm të tij te skuderia e Mercedesit.

Këtë gjë e ka pranuar vetë drejtuesi i skuadrës gjermane, Toto Volf, i cili është shprehur se do të jetë i gatshëm të afrojë në gjirin e ekipit djalin e legjendës së Formula 1.

“Nuk mbaj sekrete kur them se familja Shumaker i përket Mercedesit dhe se ne e vlerësojmë Mikun jashtë mase shumë”, u shpreh Volf.

Mik Shumaker duket se i ka dhënë fund me Haas dhe Ferrarin, teksa prej kohësh ndodhet në kërkim të një skuadre tjetër.

Nga ana tjetër, përflitej se Mercedes do të firmoste me Daniel Rikardon si pilot rezervë, por duket se Volf ka ndërruar mëndje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat