Verstappen triumfon në Abu Dhabi

Formula 1

Verstappen triumfon në Abu Dhabi

Më: 20 nëntor 2022 Në ora: 15:58
Verstappen triumfon në Abu Dhabi

Piloti holandez Max Verstappen me Red Bull fitoi sot garën e Cmimit të Madh të Abu Dhabi në Formula 1, zhvilluar në pistën e Yas Marina (gara e fundit e sezonit).

Një fitore pa shumë mund e kampionit të botës, që e dominoi garën nga xhiro deri tek e fundit. Ai la pas monogaskun e Ferrari, Charles Leclerc (i dyti), ndërkohë që në podium u ngjit edhe meksikani Sergio Perez (i treti) me makinën tjetër Red Bull.

Vendi i dytë i Leclerc në këtë garë ishte shumë i rëndësishëm për të, pasi u klasifikua në vendin e dytë edhe në renditjen e përgjithshme për pilotë, duke lënë pas pikërisht Perez. Strategjia me një ndalesë e pilotit të “kokëkuqes” i dha frutet e saj këtë herë, duke parakaluar meksikanin, që bëri një ndalesë më shumë.

Vendin e ditë në botërorin për konstruktorë zuri edhe Ferrari, që la pas Mercedes (kampione doli Red Bull).

Pikërisht sfida për vendin e dytë ishte kryefjala e kësaj dite, me Leclerc e Ferrari që bënë një hap të madh në këtë garë të fundit, duke rrezikuar disi me strategjinë, por që në fund dha rezultat. Në vendin e katërt u rendit spanjolli i Ferrari, Carlos Sainz, që la pas britanikun George Russell me Mercedes, ndërsa Lewis Hamilton u tërhoq pak xhiro nga fundi. Gjermani Sebastian Vettel, që zhvilloi garën e fundit, u rendit i dhjeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat