Sezoni 2023 me një ngërç

Formula 1

Sezoni 2023 me një ngërç

Më: 2 dhjetor 2022 Në ora: 12:38
Sezoni 2023 me një ngërç

Sezoni 2023 i Formula 1 mund të nisë me një ndryshim të kalendarit. Gara e Çmimit të Madh të Kinës, që zhvillohet në Shanghai, mund të anullohet për shkak të masave të rrepta anti-Covid që janë ende në fuqi në shtetin aziatik.

Gara e Kinë su rikthye në kalendarin e vitit të ardhshëm, por mund të hiqet sërish.

Sipas mediave, Formula 1 është në bisedime me organizatorët e garës së Shanghai, për të marrë sa më shpejt një vendim në lidhje me mundësinë e zhvillimit të garës. Në të kundërt, kjo garë mund të spostohet në një vend tjetër, duke patur edhe modifikime të lehta të kalendarit, që vitin e ardhshëm ka edhe rekordin e 23 garave.

Stefano Domenicali, po bisedon me organizatoët e garës së Portimao (Portugali), për ta futur në kalendar në rast se dështon gara e Kinës.

Gjithçka pritet të zyrtarizohet më datën 9 dhjetor, kur të mblidhet këshilli i FIA-s. Në Kinë masat anti-Covid janë ende ekstreme, ndërkohë që në gjithë botën ato janë lehtësuar dhe garat këtë vit u zhvilluan normalisht, me kapacitet të plotë tifozësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat