Ferrari zgjedh një francez si drejtorin e ri

Formula 1

Ferrari zgjedh një francez si drejtorin e ri

Më: 13 dhjetor 2022 Në ora: 11:57
Ferrari zgjedh një francez si drejtorin e ri

Ferrari zyrtarizon pasuesin e Mattia Binotto-s në rolin e drejtorit dhe menaxherit të përgjithshëm së skuderisë italiane.

Do të jetë Frederic Vasseur ai i cili prej datës 9 janar të vitit 2023 do të marrë “timonin” e “kokëkuqjes” në ndjekje të objektivit madhor për të fituar titullin kampion që Ferrarit i mungon prej vitit 2007, me Kimi Raikonen si pilotin e fundit që triumfoi dhe ngriti në majën e botës së shpejtësisë italianët.

Ndërkohë, inxhinieri francez ishte pjesë e Sauber- Alpha Romeos prej vitit 2017 duke bërë një punë të madhe tek kjo skuderi që në vitet e fundit është shndërruar në një faktor në botën e Formula 1 dhe sezonin e fundit e mbylli në vendin e gjashtë në klasifikimin për konstruktorë.

Tashmë, për inxhinierin Vasseur vjen edhe “provimi” i vërtetë me Ferrarin që duhet të sfidojë Red Bull-in dhe Mecedes për titullin kampion në sezonin e ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat