Verstappen: Gjithçka unë shpresoja!

Formula 1

Verstappen: Gjithçka unë shpresoja!

Më: 12 shkurt 2023 Në ora: 11:00
Verstappen

Max Verstappen nis përgatitjet për sezonin e ri me holandezin që do të tentojë titullin e tretë radhazi në Formula 1.

Së fundmi, 25-vjeçari provoi edhe makinën e sezonit të ri të quajtur “RB19” dhe mesa duket Kampioni i Botës në fuqi ka mbetur i kënaqur nga puna e mekanikëve të skuadrës austriake.

Verstappen theksoi se makina e re kishte gjithçka që ai shpresonte dhe se tashmë ndihet gati për testet parasezonale që do të startojnë më datë 23 shkurt në Bahrein.

“Ishte hera e parë që provoja “RB19”, ishte thjesht një ditë provash dhe filmimesh në Silverstone, por përshtypja e parë ishte shumë pozitive.

Gjithçka funksiononte ashtu siç duhej dhe unë mora atë që shpresoja nga dita e parë.

Tani jam gati për testet parasezonale në Bahrein”, u shpreh Verstappen.

Nga data 23 shkurt deri më datë 25 shkurt, në Bahrein në pistën e Sakhir do të zhvillohen testet parasezonale teksa në të njëjtin cirkuit do të mbahet edhe gara e parë sezonale më datë pesë mars.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat