Ferrari me risi

Formula 1

Ferrari me risi

Më: 14 shkurt 2023 Në ora: 14:01
Ferrari

Pas Red Bull, është radha e Ferrarit. Zbulohet makina e re Ferrari SF-23, “bisha” e cila do të garojë në Kampionatin Botëror të Formula 1 2023 që do të nisë më 5 mars.

Objektivi i ekipit të kuq, në vitin e tyre të parë me Frederic Vasseur si drejtor ekipi, dhe i dyshes Charles Leclers-Carls Sainz është të rikthejnë në Maranello titullin e pilotëve që i mungon që nga viti 2007 me Kimi Raikkonen dhe titullin e kontruktorëve që ka munguar që nga viti 2008.

“Nuk ka rëndësi se kushg fiton mes Leclerc dhe Sainz, Ferrari është në vend të parë.

Ne do t’i shtyjmë të dy në të njëjtin nivel. Deri më tani, Ferrari ka pasur një përvojë intensive, nderi dhe përgjegjësia ndihet.

Ne duhet të mbajmë premtimet.

Kam ndjesinë se ka krenari dhe motivim në ekip për makinën e re”, është shprehur drejtori i ekipit Ferrari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat